Ne krijojmë udhëtime të paharrueshme!

Jemi të përkushtuar në krijimin e udhëtimeve dhe përmbushjen e ëndrrave të pushimeve të klientëve përmes shërbimeve tona profesionale.

Eskurzione

Ekskurzione brenda dhe jashte vendit.

Linja të rregullta udhëtimi

Preshevë – Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas.

Vizita kulturore

Vizita vendeve kulturore historike.

Udhëtime grupore

Udhëtime grupore brenda dhe jashtë vendit.

Udhëtime turistike

Aranzhmane turistike verore e dimërore.

Panairet

Pjesëmarrjen në panairet, kongreset, konferencat ndërkombëtare.

1000

Udhëtime

25

Vite eksperienc pune

10000

Udhëtarë të kënaqur

20

Mjete transportuese
Image

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit gjatë udhëtimit

Udhëtari duhet të ketë me vete dokumentet e identifikimit që i mundësojnë dhe lejojnë hyrje/daljet në shtetin e arritjes.

Saktësia e orarit të nisjes apo arritjes mund të ndryshoj varësisht nga rruga, kushtet e trafikut, dhe mbarëvajtja e udhëtimit.

Operatori është i obliguar që secilin udhëtar ta dërgoj në destinacionin e shenuar në biletën e tij.

Në rast të cenimit të mbarëvajtjes dhe sigurisë së udhëtimit, operatori ka autoritetin të përjashtoj secilin udhëtarin nga autobusi dhe ta raportoj në organit e rendit.

Nuk lejohet futja dhe transporti me autobus i kafshëve shtëpiake, shpezëve, peshkut ose kafshëve/gjallesave tjera.

Operatori rezervon të drejtën ekskluzive të anulimit të rezervimit deri 12 orë para nisjes dhe kompensimit .

Secili udhëtar obligohet të kompensoj dëmet e shkaktuara nga ana e tij në autobus, ose dëmet e mundshme ndaj udhëtarëve tjerë gjatë udhëtimit

Operatori ka të drejtën e përdorimit të video kamerave për gjirimin e udhëtimit për çështje të sigurisë së brendshme të kompanisë. Këto gjirime mund të vihen në dispozicion të autriteteve të sigurisë vetëm nëse kjo kërkohet me një mandat gjykate.

Operatori nuk ka asnjë përgjegjësi në rast të arrestimit dhe ndalimit të udhëtarit policia ose organet tjera të rendit

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit gjatë nisjes

Ju jeni përgjegjës të jeni në vendin e nisjes së paku 15 minuta para nisjes sipas orarit të specifikuar në biletën tuaj.. Operatori mundet por nuk është i obliguar që të pres apo të thërras në telefon udhëtarët.

Orari mund të ketë ndryshime të vogla nëse ka vonesa në komunikacion për shkak të trafikut, motit ose rrethanave tjera jashtë kontrollit të operatorit.

Operatori ka të drejtë të kërkoj mjete identifikimi për të lejuar hipjen në autobus, apo për të kontrolluar moshën e çdo udhëtari të përfshirë në udhëtim.

Nëse autobusi vonohet mbi 60min ose nuk arrinë fare,mund të bëhet zhvendosja e udhëtarit në një datë tjetër udhëtimi,apo rimbursim i plotë (-5% e çmimit total) për udhëtimin e vonuar /dështuar. Operatori merr përgjegjësinë për anulimin/ndërrimin e datës së udhëtimit, për të cilin duhet t’i informoj paraprakisht udhëtarët.

Udhëtarët që mungojnë në udhëtim apo nuk e kan bërë anulimin e biletës paraprakisht, nuk kompensohen për biletat e pashfrytëzuara, përveç nëse operatori pranon ta zëvendësoj atë udhëtim në një datë tjetër.

Udhëtari është i obliguar që të kontaktojë operatorin nëse nuk e ka të kjartë orarin dhe vendin e nisjes, apo çdo detaj tjetër rreth udhëtimit të tyre.

Nëse udhëtari ka biletë kthyese dhe nuk e ka të caktuar datën e kthimit, ai/ajo duhet të kontaktoj operatorin e udhëtimit për të caktuar një datë kthimi. Data e kthimit caktohet varësisht nga vendet e lira në datat e kërkuara nga udhëtari.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit

Me “udhëtarë” nënkuptohet secili person që ndodhet në Autobus.

CHD (Fëmijë) konsiderohet secili udhëtar nga mosha 2 deri 12 vjeç.

Infanti nuk posedon ulëse dhe parashihet të mbahet nga prindi ose kujdestari/ja i fëmijës.

ADULT (i rritur) konsiderohet secili udhëtar i moshes madhore nga 12 vjeç e lartë.

INF (Infant ose bebe) konsiderohet secili udhëtar nga 0 deri 2 vjeç.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit në bagazh

Lejohet një (1) bagazh për çdo udhëtar,deri në 45kg, dhe një çantë e vogël shpine që mund të vendoset nën karrike ose mbi karrike brenda në autobus.

Operatori mund të kërkoj pagesë shtesë për bagazh shtesë nëse ka hapsirë në bagazhin e autobusit.

Operatori, policia dhe dogana mund të kërkojnë që bagazhi të kontrollohet para nisjes dhe gjatë udhëtimit, kurdo që ka nevojë.

Operatori mund të vendosë anulimin e udhëtimit për udhëtarin i cili me vete transporton gjësende të dyshimta, ilegale ose të rrezikshme të cilat mund ta cenojnë sigurinë ose mbarëvajtjen e udhëtimit.

Udhëtari duhet t’i deklarojë në doganë produktet që mund t’i nënshtrohen rregullave dhe tarifave doganore.

Operatori mund ta vulosë (mbyllë) bagazhin tuaj me letër identifikuese.

Nuk bëhet rimbursimi (kthimi i parave) nëse bëhet anulimi i udhëtimit për shkak të kushteve të cekura për bagazhin.Udhëtari është përgjegjës për të ruajtur bagazhin e tij në çdo kohë. Operatori nuk merr përgjegjësi për bagazhin dhe nuk kompenson bagazhet e humbura. Bagazhet e humbura do të paraqiten si raste në polici ose organe tjera kompetente nga operatori dhe udhëtari

Të drejtat dhe përgjegjësitë e udhëtarit në pije, ushqim dhe duhan

Në autobus lejohet vetëm ushqimi i lehtë, sanduich, uji, pijet joalkoolike dhe grimcinat (chips, kikirik etj). Nuk lejohen ushqimet e gatuara që kanë aromë të forte, si gjellë, mish i gatuar, hamburger, etj, dhe në përgjithësi ushqimet që kanë erë dhe mund të pengojnë udhëtarët e tjerë.

Secili udhëtarë është i obliguar të kujdesët për pastërtinë e vet dhe të hapsirës që është ulur. Mbeturinat personale duhet të grumbullohen nga udhëtari dhe të hidhen po nga ai/ajo kur të jepet mundësia.

Nuk lejohet konsumimi i asnjë lloji të duhanit, cigareve elektrike, ose substancave tjera narkotike apo psikotrope, ashtu si nuk lejohet asnjë lloj i alkoolit gjatë udhëtimit, përfshirë këtu birrën dhe verën.

Operatori nuk ka asnjë lloj obligimi për ushqimin tuaj, dhe nuk është i obliguar të ofroj ndonjë shërbim sa i përket ushqimit ose pijeve, përveq kur specifikohet ndryshe në politikat e udhëtimit të operatorit.

Operatori ka të drejtë të vendosë nëse një ushqim i caktuar të lejohet apo jo në autobus.

sqAlbanian